СУГС „Владо Тасевски“

Биди учен, биди стручен

Kodi i mësuesve

Duke vendosur për profesionin e edukatorit, mësuesi dhe punëtori ekspert duhet të ketë pamje të qartë për pozicionin dhe rolin e tij në shkollë dhe në shoqëri, të jetë person fleksibil që di të punojë me individë dhe në grup, të përshtatet ndaj kërkesave të reja dhe ta përdorë të gjithë dijen dhe njohurinë e tij profesionale.

Në punën e tij profesionale mësuesi ose punëtori ekspert obligohet që:

  • profesionin e tij ta kryejnë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe humane;

  • edukimi dhe arsimimi të paraqesë imperativin më të lartë në sjelljen e tij profesionale

  • gjatë kryerjes së profesionit të tij nuk duhet të bëjë diskriminim të themeluar mbi gjini, racë,

  • ngjyrë të lëkurës, prejardhjes nacionale dhe sociale, besimin politik dhe fetar dhe pozicionin shoqëror;

  • ta respektojë personalitetin e nxënësve të tij, prindërit e tyre dhe kolegët e tij.

Mësuesi ose punëtori profesional duhet të:

  • të jetë shumë profesionist për punën që e kryhen dhe të ketë vizion për të;

  • të angazhohet vazhdimisht për planifikimin dhe realizimin sa më cilësor dhe sa më efikas të

  • mësimit;

  • t’i respektojë dispozitat ligjore dhe vendimet e organeve në shkollë dhe më gjerë;

  • të ketë kujdes gjithmonë dhe kudo për gjuhën e tij që duhet të jetë letrare, e qartë, e disponueshme dhe dinjitoze;

  • të shërbejë gjithmonë si shembull për pamjen dhe sjelljen e tij;

  • të ketë kujdes ndaj individit të tij moral;

  • punën e tij në veprimtarinë arsimore të mos e shfrytëzojë për dobi personale ku nuk duhet të pranojë dhurata, shërbime pa pagesë dhe çmime;

  • të punojë vazhdimisht ndaj përsosjes së tij profesionale-pedagogjike, nëpërmjet përdorimit të literaturës profesionale, vizitë dhe pjesëmarrje aktive nëpër seminare, shkëmbim të përvojave me kolegë etj.

Duke e kryer punën e tij mësuesi:

  • duhet ta fillojë orën në kohë;

  • duhet ta evidentojë rregullisht orën si edhe nxënësit që mungojnë:

  • ta planifikojë çdo orë mësimore që të mundësojë atmosferë pozitive nxitëse, të relaksuar pune dhe angazhim të të gjithë nxënësve;

  • të marrë pjesë në mënyrë aktive në realizimin e të gjtha detyrave të planifikuara dhe të programuara të organeve dhe trupave eksperte;

  • të kujdeset për të gjithë hapësirën dhe pronën shkollore;

  • t’i respektojë dhe t’u mirëmbahet rregullave të shkollës;

Mësuesi ose punëtori ekspert ndaj nxënësve sillet si ndaj subjekteve dhe bashkëpunëtorëve me aplikimin e procedurave që janë në shpirtin e normave bashkëkohore pedagogjike, ku:

 

  • e respekton personalitetin e çdo nxënësi;

  • sillet në mënyrë profesionale dhe në mënyrë të ndershme ndaj çdo nxënësi dhe është i drejtë dhe human, objektiv dhe i paanshëm;

  • me nxënësit anashkalon stil komunikimi dhe shfaqje të papërshtatshme për profesionin që e kryhen;

  • beson se çdo nxënës mund të mësojë dhe është i detyruar që t’ia mundësojë atë çdo nxënësi;

 
Банер
loader

Моментално посетители

Има 8 гости присутни

You are here  : Почетна Општи податоци Кодекс на однесување